Partizan skandaloz, bravo të qoftë Lushnje!

0! Si golat sot, si golat e Partizanit në kampionat, si loja dhe idetë e Partizanit më të shëmtuar te epokës Gaz Demi!

Barazim pa gola ndaj Lushnjes, turp i madh (me gjithë respektin për Lushnjen, të kuptohemi), për një skuadër milionerësh, që ndoshta nuk e di që vetëm deputetët paguhen aq shumë dhe pse jo, aq kot!

Një Lushnje solide, kokulur dhe e organizuar bëri zap pretendentët për titull, ppor që aktualisht janë kandidatë për rënie nga kategoria, e thotë renditja, jo ne.

E ka fajin skuadra, trajneri, Moxhi apo Demi? Ta gjejnë vetë, ne nuk marrim vesh aq shumë nga futbolli, por një gjë është e sigurt: ky Partizan ta shpif!

Komenti i ndeshjes nuk nevojitet, mediokriteti dhe amatorizmi nuk duhen komentuar gjatë, komentet e tifozëve të Partizanit në faqen e klubit flasin vetë.

Bravo Lushnjes, sepse kjo është rruga e duhur, pa fjalë e pa premtime dhe me shumë zemër.

E hënë, më 2 tetor, ora 17:00

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani-Lushnja        0-0

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan  (Herrera 67′), Xhixhiua (Sukaj 54′), Bardhi (Vila 81′). Trajner: Mark Juliano

Lushnja: Spaho, Ruço (Magani 66′), Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa (Bizhyti 90’+3), Canka  (Alushi 84′), Pepa, Sefa. Trajner: Artan Bano

Kartonë të verdhë: Progni 90’+3 / Canka 79′

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online