0! Si golat sot, si golat e Partizanit në kampionat, si loja dhe idetë e Partizanit më të shëmtuar te epokës Gaz Demi!
Barazim pa gola ndaj Lushnjes, turp i madh (me gjithë respektin për Lushnjen, të kuptohemi), për një skuadër milionerësh, që ndoshta nuk e di që vetëm deputetët paguhen aq shumë dhe pse jo, aq kot!
Një Lushnje solide, kokulur dhe e organizuar bëri zap pretendentët për titull, ppor që aktualisht janë kandidatë për rënie nga kategoria, e thotë renditja, jo ne.
E ka fajin skuadra, trajneri, Moxhi apo Demi? Ta gjejnë vetë, ne nuk marrim vesh aq shumë nga futbolli, por një gjë është e sigurt: ky Partizan ta shpif!
Komenti i ndeshjes nuk nevojitet, mediokriteti dhe amatorizmi nuk duhen komentuar gjatë, komentet e tifozëve të Partizanit në faqen e klubit flasin vetë.
Bravo Lushnjes, sepse kjo është rruga e duhur, pa fjalë e pa premtime dhe me shumë zemër.
E hënë, më 2 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Partizani-Lushnja 0-0
Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Herrera 67′), Xhixhiua (Sukaj 54′), Bardhi (Vila 81′). Trajner: Mark Juliano
Lushnja: Spaho, Ruço (Magani 66′), Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa (Bizhyti 90’+3), Canka (Alushi 84′), Pepa, Sefa. Trajner: Artan Bano
Kartonë të verdhë: Progni 90’+3 / Canka 79′
Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Prek Pjetrushi