Partizan mediokër, Ternana e mund duke ecur

Pritej me interes të madh miqësorja e sotme e Partizanit, kundër Ternanës, skuadër që merr pjesë në Serinë B, ndaj do të ishte një test serioz, ndaj një rivali që nis kampionatin javën e ardhshme.

Përfundoi 3-1 për Ternanën, që ishte tepër superiore, jo dhe aq për meritë të vet, sepsa për mediokritetin e Partizanit.

Goli i parë erdhi me 11-metërsh në minutën e 44-t, ndërsa golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë, kur Partizanit i mbaruan bateritë dhe kur nisën zëvendësimet. Goli i parë u shënua me penallti, goli i dytë për faj të mbrojtjes së fjetur të të kuqve dhe goli i tretë një autogol komik

Megjithatë, pjesa e parë ishte totalisht mediokre nga të dyja palët dhe u luajt me ritëm breshke në një stadium thuajse bosh.

Ternana bën një stërvitje të mirë, ndërsa Partizani shënoi në minutën e 73-të me Milan Basrak, kur ndeshja ishte 3-0 dhe të dyja skuadrat po luanin thuajse me rezerva.

Natyrisht, te Partizani do të justifikohen me faktin që skuadra është me ngarkesa stërvitore dhe ishte një miqësore, ku nuk vlen rezultati, por trajneri Juliano do të duhet të tregojë se për çfarë i vlejti një ndeshje ku askush nuk vraponte, ose të paktën vetëm sulmuesi Xhixhiua u mundua në pjesën e dytë, duke dhënë gjithçka dhe duke bërë figurë më të mirë se të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online