Java e katërt e Serisë A hapet nga ndeshja ndërmjet Interit dhe Parmës. Një sfidë që luhet pas tre vjetëve mungesë dhe përkon me rikthimin e Parmës në elitë.
Dueli i fundit i zhvilluar në stadiumin “Meaca” është ai i prillit 2015. Për herë të fundit që ka luajtur aty, Parma barazoi 1-1 me golin e Andi Lilës.
Kuqeziu shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i’u përgjigjur avantazhit të zikaltërve me Fredi Guarin. Një gol që shënon një prej pikave më kulmore në karrierën e yllit kavajas.
Edhe pse pas atij sezoni Parma zbriti në kategorinë e katërt, pasi falinentoi për shkak të problemeve financiare, goli i Lilës kthen në memorie disa kujtime pozitive. Ai moment do të shërbejë si pikënisje për emiljanët sot ndaj Interit në orën 15:30.