Parashikimi i “Sport Ekspres”/ T’i shënosh Belgjikës nuk është mision i pamundur, fitorja e belgëve vjen me dëme nga pas

Mbrëmja e sotme mbyllet ndeshjen e grupit F mes Belgjikës dhe Kanadasë. Belgët hyjnë në fushë me petkun e favoritit, teksa e shohin këtë Botëror si shansin e fundit që brezi i tyre i artë të arrijnë diçka me fanellën e Kombëtares. Koha po kalon shpejt për Belgjikën, që ka humbur pjesë nga shkëlqimi i saj i pak viteve më parë.

Cilësitë mbeten po aty, por nuk mjaftojnë për të frikësuar çdo lloj kundërshtari. Prapavija mbetet pika më e dobët e ekipit kombëtar nga Europa, e cila fut ujë lehtësisht gjatë lojës. Mbrojtja e Belgjikës nuk jep siguri dhe ka treguar që mund të depërtohet shpesh, e madje edhe nga kundërshtarë të lehtë në letër.

Një fakt i tillë i jep mjaftueshëm shpresë Kanadasë për ta nisur me gol Kupën e Botës 2022, pavarësisht se ndoshta nuk do të ketë vlerën e fitores. Emrat dhe niveli i klubeve ku luajnë futbollistët belg janë dukshëm m superiorë se kanadezët. Peshorja e fitores anon nga Belgjika, ndonëse për të arritur tre pikët do u duhet të nxjerrin topin nga edhe rrjeta e tyre./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Belgjika, por shënojnë të dy ekipet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online