“Mesi është karakter shumë i keq, e ka nga fëmijëria që ka qenë shëndetlig”, mjeku shqiptar: E kthen trajnerin në pupac

Mjeku shqiptar, Petrit Vargu, ka dhënë një deklaratë të ashpër për Lionel Mesin. Vargu ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katari 2022” në “Ora TV”, ku u shpreh se ylli argjentinas ka një karakter mjaft të keq, pavarësisht faktit se përpara kamerave shfaqet i edukuar. Si argument përmend faktin se 7 herë fituesi i Topit të Artë vendos veton për formacionin e Argjentinës.

“Mesi, aq i edukuar dhe aq i mirë sa duket, është një karakter shumë i keq. Ndoshta nga fëmijëria e tij, që ka vuajtur shumë, ka qenë shëndetlig. Mesin e shikon gjithmonë të qeshur në lojë, por është një njeri që e kthen trajnerin e Kombëtares në pupac. Është ai që bën formacionin. Në qoftë se doni të dini më tepër, Argjentina e bëri gjithë fazën përpara këtij Kampionati Botëror me skemën 4-2-3-1 dhe vetëm prej Leo Mesit sot ka luajtur 4-3-2-1, sepse ai donte më tepër lirshmëri prapa Lautaros. Prandaj them që ky njeri është problematik për skuadrën“, është shprehur Petrit Vargu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online