VIDEO/ Gjeniu Ochoa! Bëri lëvizjen sikur do të hidhej në anën e majtë, shihni sesi e mashtroi Levandovskin

Ochoa është padyshim portieri që të ngjallë më tepër kureshtje. Një “fantazmë” që shfaqet gjithmonë njëherë në katër vite. Askush nuk e di klubin se ku luan ky futbollist, por sa herë që vjen Botërori, kthehet për pak kohë në portierin më të mirë në botë. 37-vjeçari duket se do ta ruajë nivelin e lartë edhe në Katar.

Këtë e dëshmoi në ndeshjen e djeshme, teksa priti penalltinë e Levandovskit dhe mbajti portën e paprekur në barazimin 0-0. Një lëvizje gjeniale ishte ajo e Ochoa që lëvizi paksa në anën e majtë, duke i lënë polakut të mendonte se do të hidhej nga ajo anë, por portieri i Meksikës e surprizoi teksa shkoi në të djathtën ku u dërgua topi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online