Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Ndeshjet e para duhet të harrohen, Gjermaninë dhe Spanjën i pret një tjetër realitet

Mbrëmja e sotme sjell për tifozët aromën e vërtetë të Botërorit. Në Katar vjen përballja e parë e gjigantëve, të paktën sa i përket emrit dhe traditës në futboll. Spanja dhe Gjermania përplasen në stadiumin “Al Bayt” në një sfidë që premton veç spektakël. Dy Kombëtaret vijnë në këtë ndeshje nga dy realitete krejt të kundërta. Spanja vjen pas një fitoreje me goleadë 7-0 kundër Kosta Rikës, ndërsa Gjermania pas një humbjeje befasuese 1-2 ndaj Japonisë.

Por ndeshjet e raundit të parë të fazës së grupeve duhet të harrohen mbrëmjen e sotme. Sigurisht që “pancerat” janë më të motivuar se kurrë për të marrë fitoren, por nga ana tjetër Spanja është një rival që nuk mund të mposhtet lehtë. Sfida parashikohet të jetë e barabartë, një rezultat që edhe andaluzianëve do i shkonte për shtat. Me 4 pikë të grumbulluara, kualifikimi nuk do të ishte larg.

Statistikat tregojnë se në përballjet me ekipet e mëdha Spanja, golat e Spanjës janë me pikatore dhe fitoret janë mjaft të ngushta. Madje në jo pak raste është ndarë me kundërshtarët në baraspeshë. Mjafton të përmendim ndeshjet kundër Çekisë dhe Portugalisë në qershor të këtij viti. Gjithashtu në kompeticionin e fundit madhor, Euro 2020, i zhvilluar vitin e shkuar, “furia e kuqe” është ndalur në barazim në 4 nga 6 ndeshjet e luajtura (duke llogaritur rezultatin pa ekzekutimin e penalltive pas shtesave), duke mos mposhtur dot kundërshtarët e një niveli të lartë.

Ndërkaq Gjermania ka barazuar në 4 nga 6 ndeshjet e edicionit të fundit të Ligës së Kombeve. Një statistikë që tregon se “pancerat” nuk humbin lehtë me kundërshtarë të nivelit të tyre, por nga ana tjetër hasin vështirësi në marrjen e tre pikëve. Shifrat shpesh herë janë kokëforta dhe në këtë rast i shkojnë më së miri një barazimi./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Barazim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online