Parashikimi i “Sport Ekspres“/ Fitorja duket e sigurt, “tulipanët” kanë një vit që nuk “i këput” dot askush

Dita e dytë e Kampionatit Botëror ofron tre mjaft interesante, ku më e spikatura është ajo mes Senegalit dhe Hollandës. Senegali vjen në këtë Kupë Bote si kampione e Afrikës dhe përgjegjësia është më e madhe se ka Kombëtaret e tjera afrikane. E për më tepër, grupi në të cilin ndodhen i jep mundësinë për të synuar kualifikimin.

Megjithatë “luanët“ do të luajnë pa yllin e tyre të sulmit, Sadio Manenë. Një mungesë mjaft e rëndësishme që me siguri do të ndihet shumë përballë një ekipi si Hollanda. Ndonëse nuk kanë të njëjtin shkëlqim si dikut, “tulipanët” kanë treguar rritje vitet e fundit. Statistikat flasin pozitivisht për Hollandën, që në 15 ndeshjet e saj të fundit, përfshirë edhe dy takime miqësore, nuk ka njohur asnjë humbje. Disfata e tyre e fundit daton më shumë se një vit më parë, në Kampionatin Europian kundër Çekisë, ndërsa më pas është përballur me ekipe si Turqia, Norvegjia, Belgjika, Polonia apo Uellsi.

Ndërkaq, në krahun tjetër Senegali ka shfaqur luhatje në ndeshjet e fundit. Sigurisht që Kombëtares afrikane nuk i mungon cilësia, por përballë do të ketë një ekip që sjell me vete një emër të rëndë që ka shkruar historinë në futbollin botëror. Peshorja e fitores anon nga “tulipanët”, që janë edhe favoritët për të dalë në krye të grupit./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres“: Fiton Hollanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online