Heroi i Ekuadorit që ia mbathi policisë në fushë, arratia nga stadiumi që kapi pa përgatitur forcat e rendit (VIDEO)

Ener Valencia ishte heroi i Ekuadorit në ndeshjen që shënoi nisjen e Kupës së Botës për vitin 2022. Futbollisti i Fenerbahçes ishte autori i dy golave të shënuar në fitoren 2-0 kundër Katarit. Për momentin të gjithë prozhektorët janë kthyer drejt tij. Nuk është hera e parë që 33-vjeçari rrëmben qendrën e vëmendjes, megjithëse më parë e ka bërë diçka të tillë për shkak të problemeve me ligjin.

Ishte duke u luajtur ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2018 mes Ekuadorit dhe Kilit, kur Valencia u rrëzua përtokë në minutën e 80 dhe kërkon ndihmën e mjekëve. Stafi mjekësor i vendos oksigjen dhe e largon menjëherë nga fusha për ta dërguar në spital. Por e gjitha ishte një aktrim, teksa sulmuesi i Fenerbahçes hartoi strategjinë perfekte për të shmangur forcat e rendit.

Policia ishte përpjekur ta kapte përpara nisjes së ndeshjes, por nuk ia dolën dot. Për këtë arsye pritën të përfundonte takimi për ta shtënë në duar. Por, uniformat blu u kapën të papërgatitur nga plani arratisjes së Ener Valencias. Ky i fundit ishte në kërkim nga policia, pasi nuk kishte shlyer detyrimet financiare prej 15 mijë eurosh për fëmijën e tij pas ndarjes nga bashkëshortja. Valencia u largua nga spitali dhe më pas edhe nga Ekuadori për t’i shpëtuar policisë, duke prodhuar një skenë që nuk ishte parë më parë në botën e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online