Parashikimi i motit ndryshon orarin e ndeshjeve të Superiore, ja se kur do të luhen përballjet e kampionatit shqiptar

Në fundjavë pritet që të ketë rreshje shiu dhe përmbytje në vendin tonë. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e orarit të ndeshjeve në Shqipëri. Sipas raportimit të fundit që vjen nga FSHF, të gjitha takimet e orës 14:00 do të nisin 13:30. “Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.

Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *