Zbulohet prapaskena/ Inzaghi dëshironte huazimin e Asllanit, mesfushori shqiptar nuk pëlqeu destinacionin

Kristjan Asllani po rrit nivelin e tij te Interi dhe ndeshja e zhvilluar kundër Romës ishte një sinjal i qartë prej tij. Por situata ishte krejtësisht ndryshe për të pak muaj më parë. “Corriere dello Sport” ka zbuluar për publikun prapaskenat e merkatos së verës. Inzaghi dha dritën jeshile për huazimin e mesfushorit shqiptar drejt Sassuolo-s. Në këmbim Maxime Lopezi do të vishte fanellën zikaltër. Por Asllanit nuk i pëlqeu ideja e huazimit në Sassuolo. Sipas medias italiane, ai pranonte largimin vetëm në drejtim të Empolit, duke bërë që huazimi i tij të dështonte.

“Gjatë përgatitjes nuk erdhën sinjalet e duhura. Pra, në fund të afatit kalimtar, ja ku ishte ideja: një shkëmbim huazimi me Maxime Lopez të Sassuolo-s. Inzaghi ishte më i favorshmi për operacionin, menaxhimi pak më pak, ndërsa ishte Asllani ai që ndaloi drejtpërdrejt gjithçka , duke mos i pëlqyer destinacionin. Nga këndvështrimi i tij, të riniste veten, ideali do të ishte të kthehej te Empoli, i cili megjithatë nuk kishte asgjë për t’i ofruar Interit. Asgjë nuk u arrit, prandaj dhe Asllani mbeti në Pinetina”, ka shkruar “Corriere dello Sport”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online