Kombëtarja e femrave të Shqipërisë ka luajtur ndaj Portugalisë, duke humbur me rezultatin 0-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Jesica Silva do të realizonte në minutën e 16, për të gjetur avantazhin. Ky do të ishte goli që zhbllokoi takimin dhe rezultoi i vetmi për 90 minuta.
Pavarësisht humbjes, vajzat kuqezi janë paraqitur në mënyrë të mirë dhe kanë luftuar për një pikë deri në fund. Objektivi nuk u arrit në “Elbasan Arena”, ndërsa Shqipëria ka 0 pikë në 2 ndeshje të zhvilluara. /Sport Ekspres/