VIDEO/ Salzburgu shtangu Liverpool-in, zbulohet fjalimi motivues i trajnerit

Ndeshja e Champions League mes Liverpool-it dhe Salzburgut shkoi në mënyrë të paparishikueshme. Anglezët e gjetën veten në një pozicion shumë komod brenda 36 minutash, duke udhëhequr bindshëm 3-0, ndërsa pjesa e parë do të përfundonte në shifrat 3-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë u pa një fytyrë tjetër e ekipit austriak që brenda 60 minutave vendosën baraspeshën, duke shtangur të gjithë të pranishmit në Anfield. Megjithëse Liverpool arriti ta mbyllte ndeshjen nëshifrat 4-3, ajo lojë në pjesën e dytë nga Salzburgu bëri shumë përshtypje dhe duket se për këtë është përgjegjës trajneri i austriakëve.

Trajneri ka mbajtur një fjalim për lojtarët e tij në pushimin mes pjesëve dhe ka sjellë kështu motivimin e duhur për futbollistët. Ai kërkon nga ekipi që të luajnë më fort dhe të tregohen më të pamëshirshëm me Van Dijk. Gjithashtu ka shtuar se duhet të luftojnë në fushë për të qenë më konkurues.

“E dini sa gabime kemi bërë? Nuk është një miqësore. Është një ndeshje Championsi. Duhet të luajmë me shumë fuqi. Ti (i drejtohet një lojtari) duhet të jesh i pamëshirshëm ndaj Van Dijk. Po luajmë me shumë respekt. Duhet t’i shikojmë ata vetëm si rivalë. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur këtu. Kemi ardhur për të qenë konkurrues dhe për të luajtur. Le të tregojmë dëshirën për të bërë diçka të mire në këtë ndeshje dhe të luftojmë në fushë. Besoni te vetja juaj dhe tregoni forcë. Duhet të japim më tepër në këtë ndeshje”, kanë qenë fjalët që trajneri i Salzburgut ka zgjedhur për të ngritur moralin e futbollistëve të tij./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online