Shaqiri me justifikimin që se beson askush, Petkoviç: Është si një fëmijë në familje!

Xherdan Shaqiri u kthye në kryeqendrën e vëmendjes mediatike pak kohë më parë. Futbollisti i Liverpulit refuzoi të luante me Kombëtaren, pasi kërkonte të stërvitej te Liverpuli, për të kapur formën e duhur. Kjo pasi te skuadra e njohur angleze ka shumë konkurrencë dhe një hapësirë nuk sigurohet lehtë.

Më pas në media do të dilte edhe version që Shaqiri kërkonte shiritin e kapitenit, që e mban Granit Xhaka. Jo vetëm një hipotezë, pasi u përforcua edhe nga vetë mesfushori me origjinë shqiptare. Situata aq serioze ishte sa nuk e hapi telefonin dhe kur kontaktohej nga Federata Zvicerane e Futbollit, do të ishte agjensia e Jurgen Klopit si një sinjal komunikimi.

Sulmuesi me origjinë shqiptare nuk pranoi as në takimin e parë me Petkoviç që të kthehej te Kombëtarja, por ndryshoi në takimin e dytë: “Nuk u ndieva i aftë të ndihmoja Kombëtaren në muajin shtator. Hoqa dorë nga ftesa pasi diskutova me drejtuesit e Kombëtares për t’u përqendruar te klubi”, u shpreh Shaqiri.

Ndërkohë nga ana tjetër, Petkoviç është shprehur: “Një lojtar që nuk luan me ekipin ndihet kuq. Kur e takova e pashë me një buzëqeshje. Ai i përket gjithmonë familjes së skuadrës Kombëtare. Është si ju, në shtëpi, me familjen tuaj. Gjithmonë ka një vend për fëmijët. Kështu shpresoj se do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës në nëntor”, ka thënë Petkoviç. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online