Paradoksi/ Lacio blen për herë të parë avion për klubin, Luis Alberto: Edhe nuk na paguajnë rrogat…

Ndoshta fjalën rroga të prapambetura mund ta dëgjoni vetëm në Shqipëri apo në vendet e botës së tretë, por jo. Ky rast ka ndodhur edhe tek një ekip gjigand në Itali, Lacio. Lojtarët e kësaj skuadre nuk u paguan pas periudhës së karantinës për shkak të vështirësive të klubit, si pasojë e Covid-19.

Megjithatë avioni privat i blerë nga ekipi i Lacios, për te shmangur problemet në aeroportet e Italisë, ka acaruar futbollistin Luis Alberto. Sipas tij është e papranueshme blerja e këtij avioni, kur ai dhe shokët e tij u detyruan të jepnin rrogat e tyre për problemet financiare të klubit. “E pashë avionin, por a ka llogjikë? Ata blejnë gjëra të reja, por neve nuk na paguajnë”- u shpreh Luis Alberto mjaft i acaruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online