Kolapsi total te Kosova që nuk njeh fitore, kur nuk ka as Shpresa

Situata tek perfaqesësuesja e Kosovës nuk është aspak e mirë. Dardanët numërojnë vetëm 1 fitore në 10 ndeshje, një shifër mjaft e dobët për një skuadër që vetëm 1 vit më parë ishte në super formë. Gjithashtu të njëjtën situatë të vështirë po kalon edhe përfaqësuesja U-21, të cilët u mposhtën me shifrat 0-1 ditën e djeshme nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë.

Nën drejtimin e trajnerit Prekazi, kosovarët kanë arritur vetëm një fitore në 6 ndeshje. Numri i golave të pësuar është 15, ndërsa kanë shënuar vetëm 3 të tillë. Megjithatë trajneri Prekazi nuk është problemi i vetëm, pasi të rinjtë e Kosovës nuk po arrijnë të lënë asnjë shenjë në fushën e lojës. Të githa repartet e formacionit janë në kolaps total dhe kjo rezulton edhe gjatë 90 minutave të luajtura. Për më keq, lojtari kryesor i kësaj përfaqësuese, Daku është thirrur nga skuadra A nën urdhërat e Challandes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online