Paradoksi/ Faji te Partizani i faturohet i gjithi mbrojtjes, por kanë shënuar në 4 javë vetëm 1 gol

Nga Klaudio Ndreca

Partizani nuk ka marrë maksimumin e pikëve që priteshin prej tyre në këto katër javë të para të kampionatit. Të kuqtë numërojnë tre barazime dhe asnjë fitore në këto përballje ku dukshëm janë paguar shtrenjtë gabimet individuale. Por a duhet ta paguajë të gjithë faturën mbrojtja dhe Alban Hoxha për gjithçka po ndodh me Partizanin?

Sigurisht, një pjesë të madhe të tavolinës duhet ta paguajnë këta lojtarë. E nga ana tjetër pa përgjegjësi nuk mund të lëmë as aspektin e sulmit me rastet e shpërdoruara që veshi do t’i tërhiqej edhe në stërvitje nëse gabonin kaq shumë, e jo më në një ndeshje zyrtare kampionati. Trjaneri Daja ka fajësuar edhe pas ndeshjes me Dinamon pjesën e mbrojtjes dhe dhurimit të golave për kundërshtarin. “Është ndryshe kur nis ndeshja 1-0 dhe ndryshe kur e mban portën e paprekur”.

Llogjika qëndron, por edhe nëse prekim gjithë panoramën e plotë. Kështu Partizani ka shënuar vetëm një gol përgjatë aksionit, nëse mund të quhet i tillë realizimi i Rrapajt ndaj Vllaznisë. Dy golat e tjerë që ka shënuar Partizani i përkasin Junior nga 11-metrat. Në të dy rastet kanë qenë penallti të diskutueshme si ndaj Skënderbeut dhe ajo kundër Dinamos, për të theksuar faktin se kundërshtarët nuk i kanë hequr golin e sigurt. Pra në këtë rast duhet të theksojmë se Partizani po vuan jo pak edhe në pjesën sulmuese, megjithëse në pamje të parë është mbrojtja që po merr gjithë fajin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *