Trajneri ka bërë eksperimentet e radhës, teksa kapiteni Agolli do ta nisë nga minuta e parë. Mbrojtja konfirmohet në bllok. Mesfushë fizikë dhe teknike, ndërsa Grezda spostohet si i majtë
“Formacionin e kam gati, por ju do e shihni të shtunën (pra, sot). Do t’ia them lojtarëve”. Kristian Panuçi bën misteriozin, edhe pse tashmë gjithçka është e qartë.
Abrashi dhe Llullaku konfirmohen, teksa Berisha do të marrë vendin në portë, pas dy mungesash, teksa në mbrojtje do të jetë Hysaj dhe Agolli në krahë, me Gjimshitin dhe Mavrajn në qendër, pasi Lihtenshtejni do të luajë me topa të gjatë dhe ndoshta goditje standarde. Sakaq, pritet mesfushë fizike, por edhe pak teknike. Basha do të veprojë përpara mbrojtjes, me në krah i mbuluar nga Abrashi dhe Memushaj, i cili do të ketë të bëjë me Eros Grezdën, si mesfushor i avancuar, në krah të majtë (roli i tij është i djathtë). Sakaq, Roshi do të veprojë në krahun tjetër, pra i djathtë. Në qendër, pyka do të jetë Llullaku, edhe pse më shumë si një falso 9, pra një sulmues pykë i fshehur. Megjithatë, nëse gjithçka shkon mirë, pritet që në pjesën e dytë, trajneri Panuçi të hedhë në fushë Valon Ahmedin, si debutues, por edhe Liridon Latifin dhe ndoshta në krah të majtë të mbrojtjes edhe Memollën. Sakaq, Ivan Balliu duket ende larg pritshmërisë, të paktën kështu është shfaqur në kombëtare.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-3-3)
Berisha – Hysaj, Gjimshiti ,Mavraj, Agolli – Abrashi, Basha, Memushaj – Roshi, Grezda, Llullaku