Maqedonasit kanë në mendje vetëm… Shqipërinë!

Maqedonia ka një ndeshje të rëndësishme ndaj Izraelit në Tel Aviv, përpara se të martën të presë Shqipërinë në Strumica. Edhe pse kundërshtari është cilësor, ndoshta suksesi i thellë i Shqipërisë disa muaj më parë, me rezultatin 3-0, ka bërë që të ketë besim në radhët e fqinjëve tanë.

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë, u shpreh:  “Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për ne, pasi e dimë mirë se një fitore ndaj Izraelit do të na kthente në garë për vendin e tretë të klasifikimit, së bashku me Shqipërinë dhe Izraelin. Kur kanë nisur këto eliminatore jam shprehur se çdo pozicion brenda vendit të katërt do të ishte një arritje për Maqedoninë dhe ditë pas dite ne jemi duke punuar për ta realizuar këtë objektiv. Fitorja ndaj Izraelit do të jetë mjaft e rëndësishme, pasi do të na japë moral për ndeshjet e radhës që do të kemi në grup”. Më pas, trajneri i skuadrës maqedonase, që ka humbur Hasanin për këto dy sfida, tha: “Dëshira jonë për fitore në ndeshjen që do të luajmë në Haifa nuk na bën që të nënvlerësojmë kundërshtarin. Kjo do të thotë besim në cilësitë tona dhe në faktin se mund t’i përgjigjemi mirë kundërshtarit si në aspektin tekniko-taktik, ashtu edhe në atë fizike. Kështu mund t’ia arrijmë objektivit që kemi”, ka mbyllur trajneri i Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online