Panuçi: Më pëlqen Shqipëria, vendos presidenti Duka

Nuk ka shumë eksperiencë, por gjithsesi ka qenë asistent i Kapelos te Rusia në vitin 2012. Livorno dhe Ternana etapat e fundit: “Kam rënë dakord me FSHF, mund të bëjmë një punë të madhe”

Anton Cicani

“Po kam folur me presidentin Duka në lidhje me gjithçka. Tani po pres një përgjigje nga ana e tij. Me presidentin jemi dakord mbi çdo gjë dhe jam i bindur se mund të bëjmë një punë të mirë. Tani  duhet që të vendosë, pasi mendoj se ka një tjetër trajner në garë”, tha fillimisht Kristian Panuçi për “Sport Ekspres”, teksa i pyetur mbi faktin nëse ka njohuri në lidhje me Shqipërinë dhe kombëtaren kuqezi të drejtuar më parë nga një tjetër italian, Xhani de Biazi, theksoi: “Po, e njoh Shqipërinë! Më pëlqen dhe kombëtarja, përbërja. Mendoj se mund të bëhet një punë e mirë. Tani të presim, sepse siç e thashë, vendos presidenti”.

Karakteri – Por, për ata që nuk e njohin Panuçin në version trajner, ndoshta mund të bëjnë shumë pyetje, por fakti është që në përvojën e tij të shkurtër, Kristiani ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejt, saqë pikërisht karakteri i veçantë e futi në konflikt me presidentin e Livornos, Spineli, me të cilin prishi raportin. Kështu ndodhi edhe te Ternana, ndërsa si ndihmës i Fabio Kapelos, një mësues jete për ish-romanistin dhe milanistin, që megjithatë e mbylli shpejt aventurën e tij në këtë kombëtare, pasi edhe Don Fabio u largua. Rroga të padhëna dhe premtime të pambajtura, motivet.

Kampion – Megjithatë, stofa e Panuçit tashmë dihet. Profesionist në fushë, asnjëherë me polemika, përveç se si opionist te “Sky”, ai ka fituar me Milanin Champions League, teksa me U-21 e Italisë ka fituar dy herë Europianin. Listës së tij për trofe i shtohen edhe dy Superkupa me Milanin, por edhe tri tituj kampion. Ndërsa, me Realin janë dy tituj dhe një Superkupë Spanje. Me Romën dy Kupa të Italisë. Sakaq, në dhomën e trofeve edhe një Kupë Interkontinentale.

Karriera si trajner

2012-2014            zv te Rusia

2015                      Livorno

2016                      Livorno

2016                      Ternana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online