Panuçi mbron ndeshjen e fundit: Askush më mirë se ne në Spanjë

Kristian Panuçi nuk pranon kritika. Edhe pse në Spanjë u mundëm 3-0 që në 26 minutat e para dhe formacioni e skema habitën edhe vetë lojtarët, trajneri i kombëtares shqiptare, duke folur nga Durrësi në konferencën e fundit për shtyp para sfidës kundër Italisë, kundërsulmon: “Është e qartë që jam italian dhe jam krenar që drejtoj Shqipërinë. Nesër jam në fushë me djemtë. Nesër do më lumturonte që djemtë të kenë sukses në atë që bëjnë. Jam i bindur se vlejnë shumë më tepër se çfarë do bëjnë, por nëse bëjnë diçka më tepër çdo ditë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Do kemi një Itali të inatosur prej kritikave dhe ata do të vijnë të bëjnë një ndeshje tjetër. Rezultati apo loja? Për ne vlen të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshjen”.

Sadiku e Agolli nuk ishin titullarë ndaj Spanjës: “Zgjedhja e formacionit i kishte të gjitha vlerësimet, për shkak se ishte shumë e vështirë të fitohej, por dihet që në futboll ndodh gjithçka. Në qoftë se Sadiku luan dhe dëmtohet, unë nuk kam tjetër. Agolli nuk ia del të luajë dy ndeshje kaq të afërta, pasi ka një muaj pushim

Zëvendësimet në pushim ndaj Spanjës, çështje tjetër: “Absolutisht nuk ka qenë e paramenduar. Mund të ndodhë që në ndeshjen e radhës të ndryshoj vetëm një lojtar. Me Spanjën kishim shumë mungesa dhe ndikojnë tek ne. Duhet të themi që bëmë një ndeshje të mirë. Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri sa herë gjuajti Shqipëria në portë? Po në Spanjë? Kush ka bërë më mirë në Spanjë? 14 gjuajtje, 7 raste për ne”.

Sfida ndaj Italisë është e veçantë për Panuçin, por deri në një farë pike: “Emocionet? Është e qartë që jam italian dhe jam krenar që drejtoj Shqipërinë. Nesër jam në fushë me djemtë. Nesër do më lumturonte që djemtë të kenë sukses në atë që bëjnë. Jam i bindur se vlejnë shumë më tepër se çfarë do bëjnë, por nëse bëjnë diçka më tepër çdo ditë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Do kemi një Itali të inatosur prej kritikave dhe ata do të vijnë të bëjnë një ndeshje tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *