Tirana luan me drita deri në fund të sezonit

Klubi planifikon që pas takimit me Shkumbinin, duke filluar me Vllazninë ndeshjet e bardhebluve të luhen me drita

Olsi Avdiaj

Tirana mendon që t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të Kategorisë së Parë në mbrëmje. Është kjo ideja që ka hedhur klubi dhe që me të gjitha gjasat do të vihet në zbatim pas rifillimit të Kategorisë së Parë më 14 tetor. Kështu mendohet që të tri fazat e Kategorisë së Parë kur Tirana do të luajë në shtëpi të zhvillohen në mbrëmje dhe me drita. Klubi mendon që ndeshjet në mbrëmje janë shumë të përshtatshme si për vetë skuadrën nga ana teknike dhe klubin. Së pari, nga ana financiare dhe për sa i përket afrimit me tifozët dhe luksin për të qenë një nga ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë. Së dyti teknikisht, pasi ekipi skuadrat zhvillon ndeshjet si çdo ekip tjetër të nivelit të tij.  

Luksi – Tirana ka luksin që ndeshjet në shtëpi t’i luajë me drita. Bardheblutë janë skuadra e vetme që e ka këtë mundësi në kategorinë ku merr pjesë, pra të luajë me drita artificiale. Dhe  kështu klubi kërkon që edhe në këtë kategori të jetë në nivele të larta si para tifozëve dhe klubeve të tjera të Kategorisë së Parë, që rrallëherë mund të luajnë një ndeshje në mbrëmje. Në këto kushte ky është një shans i mirë për klubin për të treguar se është me të vërtetë skuadra 24 herë kampione.

E drejta TV – Një tjetër shkak që bardheblutë do të luajnë në mbrëmje është “e drejta televizive”. TVSH mund të jetë e kënaqur që takimet të luhen në mbrëmje, pasi ky është një luks dhe shikues ndeshja në mbrëmje tërheq më shumë. Tirana e di mirë këtë fakt dhe ka vendosur që të plotësojë dëshirën e kompanisë që ka të drejtën televizive.

Financat dhe kostot – Kostoja e një ndeshjeje me drita është 1 milionë lekë të vjetra më shumë, se ato në mesditë. Gjithsesi, Tirana është gati që të marrë përsipër këtë risk. Mësohet se klubi pak a shumë të gjithë fitimet që do të marrë nga biletat do t’i investojë për ndeshjet në mbrëmje. Vetëm me 1000 spektatorë klubi jo vetëm që mbulon shpenzimet e dritave, por edhe nxjerr shpenzimet dhe një fitim të vogël nga tifozët në stadium.  

Stadiumi – Problemi i vetëm në gjithë çështjen e ndeshjeve me drita është fusha. Prej javësh “Selman Stërmasi” është ngarkuar dhe janë zhvilluar shumë ndeshje. Vetëm në muajin e fundit, fusha e këtij stadiumi është përdorur nga të gjitha kombëtaret, veç ndeshjeve dhe klubit Tirana. Pak a shumë një ndeshje në tre ditë te “Selman Stërmasi” nuk është pak për një fushë që nuk është në gjendjen më të mirë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online