Trajneri i Shqipërisë rrëfen për “Sport Ekspres”: “E pashë ndeshjen dhe më pëlqeu shumë. Lojtar cilësor. Por, po ndjek edhe Vajushin, e njoh mirë”
Anton Cicani
Goli ndaj Liverpulit duket se e ka vendosur në një tjetër dimension. Tashmë, Kejdi Bare ka një përgjegjësi apo detyrë shumë të rëndësishme: të tregojë se ai gol dhe ajo paraqitje në “Audi Cup” të Gjermanisë (turneu prestigjioz u morrin pjesë Atletiko, Liverpuli, Bajerni dhe Napoli) nuk ishte rastësi, por “stigmata” e një ylli që po lind dhe të cilit po ia fërgon talentin një “gjeneral” si Diego Pablo Simeone. Por, për Kejdi Baren, që në jetën e tij, deri tani është mësuar t’i arrijë të gjitha me punë dhe sakrifica, ka qëndruar përpara tv edhe Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, që mori vendin e Xhani de Biazit. Dhe, në një prononcim ekskluziv për “Sport Ekspres”, ish mbrojtësi i Romës, i pyetur për Baren, dha një mesazh të rëndësishëm, që duhet të gëzojë mesfushorin fierak dhe familjen e tij, sidomos të atin Artan Bare, që ka qenë dikur futbollist…
“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletiko Madrid-Liverpul
Vajushi – Sakaq, i pyetur për një tjetër “beniamin” të tij, Armando Vajushi, që sigurisht ka kaluar një periudhë të vështirë mes dëmtimeve dhe formës së mirë që gjithmonë e më shumë ishte e vështirë të arrihej, ja se çfarë ka thënë Panuçi: “E kam nën vëzhgim, sepse e njoh shumë mirë dhe e di se çfarë mund të më japë. Natyrisht, ka pasur probleme fizike që e kanë ndaluar disi karrierën e tij, por tani është në rrugën e duhur për t’u rikuperuar dhe uroj që ta bëjë sa më shpejt. E ndjek me kënaqësi, pasi e kam pasur futbollist timin dhe e kam stërvitur. E di mjaft mirë se çfarë mund të më japë”.
Skema – Vajushi është lojtar krahu dhe skema e Panuçit është sidomos në krahë, por trajneri shpjegon se “nuk është çështje skeme por futbollistësh që ke në dispozicion dhe cilësitë e tyre tekniko-taktike
Dyert e hapura – Një vëzhgim të qartë rreth të rinjve, sidomos te U-21, ku ka disa elementë të rëndësishëm dhe me të ardhme. Panuçi i monitoron dhe shprehet: “Po ndjek të gjithë, por në kombëtare, e kam thënë, dyert do të jenë e hapura. Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, pra je i vogël në moshë. Nëse bën mirë dhe bie në sy, atëherë pse jo të mos grumbullohesh”.