Panuçi: Humbjet më nevrikosin, dyert e Kombëtares të hapura për këdo

Shqipëria përballet me Jordaninë nesër prej orës 20:00, ndërkohë që trajneri Kristian Panuçi si zakonisht ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Miqësorja në fokus, lënia jashtë e elementëve të veçantë dhe çështje të tjera morën përgjigje nga italiani.

Si është gjendja e skuadrës para ndeshjes me Jordaninë?
Kemi disa lojtarë që kanë pak minuta, ku mund të veçoj këtu Gjimshitin, Mavrajn e të tjerë. Duhet të luajnë, pasi kanë pasur pak minuta. Grupi ka punuar mirë dhe them se do të bëjmë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të paraqiten mirë, pasi është një sfidë Kombëtareje.

Ka një lidhje fakti se Jordani është pranë Izraelit?
Ka qenë një zgjedhje në thonjëza, duke parë radhitjen në klasifikimin në renditjen botërore. Është një impenjim i tillë për të përgatitur ndeshjen me Izraelin. Le të themi se është e vërtetë, pasi kanë ngjashmëri dy skuadrat. Është një skuadër e mirë nga ana teknike dhe që e mban presionin, ndaj nuk do të jetë një sfidë e lehtë.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, ndërsa ju keni afruar lojtarë që nuk kanë shumë minuta?
-Ka shumë lojtar të rinj që e meritojnë kombëtaren. Kam qenë i hapur për afrimet. Portat janë të hapura për këdo.

Demiri luan rregullisht, pse nuk është grumbulluar këtë ndeshje?
-Nuk është grumbulluar, pasi Lenjani është në një formë më të mirë dhe ka më shumë eksperiencë. Ne nuk jemi të mbyllur dhe do të jetë gjithnjë në planet tona, pasi shihet si një lojtar me perspektivë.

Pas ndeshjes me Skocinë se skuadra ka kaq limite…
-Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka mungesa si Roshi, Sadiku, Grezda, Mavraj, Abrashi , atëherë është normale që limitet pakësohen, por nuk do të thotë se janë të limituara. Edhe Basha nuk ishte rikuperuar nga ndeshja me Izraelin. Nëse do i kishim këto lojtarë, ne do të ishim një skuadër më e plotë. Nuk ka diçka ofenduese kjo deklaratë. Të mendojmë që Kroacia mori 6 gola. E di sa ndeshje ka fituar Italia në 15 ndeshje? Vetëm 4.

Pas ndeshjes Hysaj ka thënë se skema e përdorur në pjesën e dytë nuk e kishin provuar në stërvitje…
-Një lojtari që luan në Champions League nuk mendoj se një modifikim i tillë do t’i ndryshonte ndonjë gjë të madhe. Nuk është një problem skeme.

Sulmi ishte pika më e fortë e Izraelit, a do të ndryshojnë lojtarët në mbrojte apo mënyra e mbrojtjes?
Mendojmë në radhë të parë për Jordaninë dhe më pas për Izraelin. Edhe kundërshtari mund të ketë mungesa. Diçka në mendje e kam, nëse fitoj do kem të drejtë, nëse nuk do të fitojmë do të jetë siç thoni ju: “katastrofë”.

A do të ketë minuta për Vrionin?
-Do e shikoni nesër. Është një rast për të parë një lojtar të rinj. Do i kemi të gjithë të disponueshëm. Do kemi lojtarë të rinj, siç thatë dhe ju më sipër për futbollistin e Partizanit. Disa do i shikoni nesër në fushë.

Mos duhet të jeni më i qetë në konferenca, pasi keni dalw të tretët në kualifikueset e shkuara dhe keni marrë 3 pikë në 2 ndeshjet e para në Ligës së Kombeve?
Unë jam i qetë, por i nevrikosur kur humbas. Kam raport të keq me humbjen dhe kjo është e arsyeshme. Kam luajtur shumë dhe kam punuar në TV për disa vite. Kur ka disa pyetje që nuk i kuptoj se pse i bëni… Unë nuk i marr vesh pyetjet që nuk i kuptoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *