Panuçi: Do tentojmë të përsërisim suksesin e një viti më parë

Trajneri Kristian Panuçi ka folur para ndeshjes me Izraelin në konferencën e zakonshme për shtyp. Numri një i stolit ka treguar se ai dhe skuadra e tij janë gati për ndeshjen e nesërme.

GJENDJA E SKUADRËS – “Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë dhe ka qenë një nga javët më të mira. Morali është shumë i lartë dhe përgatitjet kanë shkuar mirë. Unë e mbështes punën tek ekipi ynë dhe jo tek lodhja e kundërshtarit”.

FORMACIONI – “Formacionin e kam zgjedhur. Pasi kam parë ndeshjen Izrael–Skoci e kam krijuar idenë se si do të luajë skuadra. Edhe disa nga lojtarët që luajtën në miqësore do të jenë në fushë, por nesër do ta zbulojmë se kush do të jetë në fushë”.

DËMTIMET – “Nuk kemi asnjë dëmtim për këtë ndeshje. Grezda është rikuperuar dhe nuk ka asnjë problem. Ekipi është në një gjendje të mirë. Më vjen keq për Mihajn dhe Veselin që u dëmtuan”.

KUNDËRSHTARI – “Ndeshja mes Skocisë dhe Izraelit ishte një sfidë shumë e fortë. U duk sikur Izraeli ishte Skocia kundër nesh. Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

BALLIU – “Klubi nuk e ka lejuar dhe kjo nuk është shumë profesionale nga ana e klubit. Është potencial për t’u thirrur nga Kombëtarja”.

VIZITA E FUNDIT NË IZRAEL – “Çdo ndeshje ka rrjedhën e saj. Do tentojmë që të përsërisim atë sukses, por çdo ndeshje merr rrjedhën e saj”.

STRATEGJIA – “Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të marrim maksimumin. Është një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara. Kanë shumë kualitet dhe cilësi në përbërje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por do tentojmë që t’i ndalojmë.

SKEMA – “Nesër do mësoni gjithçka. E vendos kapitenin më vonë (qesh)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online