Panik te Çelsi, ylli i skuadrës mund të largohet

Në Çelsin e Mauricio Sarrit, që ka mahnitur Anglinë me performancat e deritanishme, jo gjithçka shkon vaj. Blutë janë në ankth, sepse ylli i skuadrës nuk ka premtuar se do të jetë pjesë e londinezëve edhe pas sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Eden Hazard, i cili me paraqitjet e tij i ka mahnitur të gjithë, aq sa edhe pse jemi vetëm në javët e para të Premier Ligës, shumëkush ka nisur ta cilësojë si lojtarin më të mirë të kampionatit. Ylli belg ishte fare pranë transferimit te Reali i Madridit gjatë verës së kaluar.

Një ëndërr që nuk është shuar, pasi Hazard duket se vazhdon të mendojë të luajë në “Santiago Bernabeu”. Ndoshta duke nisur nga vera e ardhshme… Pas shitjes së Kristiano Ronaldos, Reali e kërkoi me ngulm 27-vjeçarin, por në fund “Los Blancos” u detyruan të dorëzoheshin përballë pretendimeve të Çelsit për 224 milionë euro për kartonin e lojtarit.

“Jam i lumtur që qëndrova, sepse me trajnerin e ri po luajmë mjaft mirë. Ishte vendimi i duhur. Kam edhe dy vjet kontratë me klubin. Mund të firmos rinovimin, por kjo ndoshta edhe nuk ndodh. Nuk di ta them në këto moment”, ishin fjalët e Hazard, që shkaktuan panik te Çelsi. Nëse rinovimi i kontratës nuk vjen deri në fund të sezonit, blutë mund të detyrohen të shesin yllin e tyre, për të mos rrezikuar që ta humbasin me parametër zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online