Panik për Veselin/ Tifozët e Beneventos sjellin “Fast & Furious” në jetën reale, ndjekin autobusin e ekipit në autostradë dhe e sulmojnë me shufra metali

Benevento është në prag të rënies nga kategoria, teksa aktualisht gjenden në vendin e fundit në renditje. Rrëzimi në Serinë C ka zgjuar irritimin e tifozëve, që e kanë të vështirë ta pranojnë një dështim të tillë. Ultrasit e Benevontos kanë sjellë skena të ngjashme me filmin “Fast & Furious” në rrugët e Italisë. “Sky Sport” njofton se tifozët kanë ndjekur autobusin e ekipit të tyre në autostradën Bolonja-Firence.

Disa automjete kanë ndjekur me shpejtësi autobusin dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të trajnerit. Gjithashtu një pjesë e ultrasve kanë goditur automjetin me të cilin po udhëtonin lojtarët e Beneventos me shufta metalike. Fatmirësisht autobusi ishte i pajisur me xhama të blinduar, duke bërë që të mos ketë të lënduar. Skuadra italiane ka lajmëruar policinë, e cila i ka shoqëruar me eskortë deri në destinacion. Momente paniku edhe për Frederik Veselin, i cili ndodhej së bashku me shokët e ekipit brenda autobusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online