Panik në Argjentinë, makina përplas trajnerin e kombëtares

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni, është shtruar me urgjencë në spital pasi u përfshi në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Majorkës, ku ish-futbollisti zotëron një shtëpi pushimi. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas papritur nga një veturë.

Fillimisht në mediet spanjolle u përhap lajmi se Skaloni ndodhej në spital me dëmtime tepër të rënda, por federata argjentinase e ka përgënjeshtruar këtë lajm me anë të një komunikate ku është bërë e ditur se trajneri është rikthyer në shtëpi pas ekzaminimeve mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *