‘Panenka’ & dy asiste! Legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga grumbullimi i radhës i Kombëtares, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre në klubet ku aktivizohen. Protagonisti kryesor i kësaj fundjave ishte padyshim Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares shndërrroi në gol një penallti në fundin e ndeshjes (90’+7’), duke e realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me ‘panenka’. Ndeshja midis Konyaspor dhe Karagumruk përfundoi 1-1. Cikalleshi i luajti minutat e plota, ndërsa në stol për skuadrën mike ishte mbrojtësi Frederic Veseli.

Sakaq, në Belgjikë, Arbnor Muja ishte vendimtar me një asist në fitoren e Antëerp ndaj Genk. Sulmuesi kuqezi shërbeu saktë në minutën e 5-të për Janssen, i cili realizoi golin e parë të takimit. Sërish në Turqi, mesfushori Endri Çekiçi zhvilloi një ndeshje të mirë në fitoren e Pendikspor ndaj Instanbulspor. Skuadra e mesfushori kuqezi triumfoi 2-4 në transfertë dhe Çekiçi shërbeu saktë në golin e dytë për shokun e skuadrës.

Në Itali, Berat Gjimshiti dhe Ylber Ramadani vijojnë të jenë titullarë të padiskutueshëm me skuadrat e tyre, Atalanta dhe Leçe. Kapiteni i Kombëtares luajti deri në minutën e fundit në disfatën e skuadrës së tij ndaj Interit të Asllanit duke zhvilluar një ndeshje të mire. Nga ana tjetër, mesfushori Ramadani u vlerësua me notën 7 nga sajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’ në humbjen ndaj Romës.

Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Enea Mihaj, Qazin Laçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi. Me skuadrat e tyre, në pjesën e dytë u aktivizuan Thomas Strakosha, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi, ndërsa një pjesë e lojtarëve kuqezi i kanë të programuara ndeshjet për të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online