Pandemia mbërthen edhe Romën, Kumbullës i bie detyra që të jetë vaksina e vetme për Ibrahimoviç

0

Nga Klaudio Ndreca

Pandemia po mbërthen së fundmi edhe Romën, ku një lojtar ka rezultuar pozitiv dhe ka bërë një deklaratë zyrtare duke e konfirmuar lajmin. Këtu flitet për mbrojtësin titullar të Fonescas, Mancini. Një lajm aspak i mirë për kryeqytetasit në prag të përballjes kundër Milanit.

Mungesa e qendërmbrojtësit do të ndihet së tepërmi, por dhimbjet e kokës nuk përfundojnë këtu për trajnerin e Romës. Nga krahu tjetër është thuajse e sigurt edhe për mungesën e Smalling që vuan një dëmtim dhe nuk ka optimizëm për rikuperimin e tij.

Pra Fonesca do të ketë në dizpozicion vetëm dy mbrojtës si Marash Kumbulla dhe Ibanez. Me formën që po kalon mbrojtësi i Shqipërisë është mundësia e vetme për të qënë “vaksina” e Ibrahimoviç. Ndërkohë me shumë gjasa do të alternohet sërish mesfushori Cristante në rolin e mbrojtësit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.