Pamje të rënda/ Arbitri lejon boksin në futboll, vazhdon lojën çuditërisht pas përgjakjes së lojtarit

Një vendim tërësisht i pakuptueshëm ka ardhur në Brazil atje ku duket se as VAR nuk po zgjidh problemet me vendimet e gabuara të arbitrave. Rasti i cili ka ndodhur në ndeshjen që po zhvillohet mes Bahias dhe Sao Paolos ka nisur që të bëjë jehonë në rrjetet sociale. Gjatë një krosimi nga goditja e dënimit, portieri i Sao Paolos ka shkuar për të grushtuar me të dyja duart kokën e mbrojtësit kundërshtar, Ernando.

Ky i fundit është përgjakur në fushën e lojës, por fatmirësisht nuk ka pasur më tepër komplikime shëndetësore për të duke parë goditjen e pësuar. Arbitri ka shkuar menjëherë për të parë rastin në VAR duke e parë si një ndërhyrë mëse të rregullt pasi u lejua vazhdimi i rregullt i lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online