“Kombëtare që na sollën lojtarë të tjerë”, trajneri i Atalantës me deklaratë të çuditshme pas humbjes

0

Atalanta ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi kundër Veronës, duke u dorëzuar në shifrat 0-2. Kjo përballje ishte e vlefshme për Serinë A dhe rezultati vjen tërësisht i befasishëm për ekipin nga Bergamo. Kjo pasi vetëm pak ditë më parë arritën që të mundnin Liverpulin në transfertë duke mos i lejuar asnjë goditje të vetme në portë. Trajneri Gasperini e ka justifikuar në mënyrë të çuditshme humbjen pas takimit duke u shprehur se kjo situatë vjen pasi Kombëtaret i kanë sjellë “lojtarë të tjerë” nga ata që ishin më parë.

“A jemi dëmtuar nga ndeshja” e “Champions League”? Më shumë sesa kjo, unë do të thoja se jemi dëmtuar nga ftesat që vijnë nga Kombëtaret për lojtarët tonë. Na u larguan dhe kur erdhën ishin futbollistë “të tjerë”. Disa prej tyre me COVID dhe të tjerët ishin dëmtuar. Po e paguajmë këtë. Kemi luajtur në mënyrën më të mirë derisa arbitri akordoi penalltinë për Veronën.. Nuk arritëm që të konkretizonim rastet tona”, ka thënë Gasperini. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.