Kukësi arriti që të fitojë miqësoren e parë në tokën turke, duke mundur 1-2 Kajserisporin. Pas ndeshjes tekniku austriak Peter Pakult ka dhënë një prononcim të shkurtër sa i përket ndeshjes dhe njohjes me skuadrën. Pakult shfaqet i kënaqur me performacën e skuadrës dhe uron që tashmë të ketë vazhdimësi: “Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Mendoj se bëmë më të vërtetë një ndeshje shumë të mirë. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kajserispori, i cili renditet në vendin e 5-të të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi sot ekipi. Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të vazhdojmë me punën e mirë dhe të përgatitemi për sezonin”.-, përfundon trajneri Peter Pakult.