Egnatia, mbrojtja është reparti më efektiv

Katërshja e prapavijës Jurgen Vogli, Rudin Nako, Klaudio Rexhepi e Andi Bakiasi, së bashku me portierin Oltion Haremi, përbëjnë grupin me “pesë yje” tek Egnatia

Fatmir Efica

Pa nënvleftësuar aspak rolin e të gjithë futbollistëve të tjerë që kanë luajtur e dhënë kontribut në arritjet e Egnatias për gjysmën e parë të kampionatit, ndër gjërat më të çmuara ka qenë performanca e mbrojtjes dhe e portierit. Duket se në skuadrën rrogozhinase çdo gjë mund të lëvizë e të preket nga sot që do të nisë puna përgatitore për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ndërsa vetëm për prapavijën askush nuk ka mëdyshje mbi aftësitë dhe kontributet konkrete që kanë dhënë katërshja e mbrojtjes e përbërë nga Jurgen Vogli që ka luajtur nga e djathta, Rudin Nako e Klaudio Rexhepi në qendër dhe në të majtë Andi Bakiasi. Ky “kuartet” veçohet për shpirtin e lartë të sakrificës. Së bashku me portierin Oltion Haremi që ka paraqitur një formë mjaft spikatëse dhe kjo duket me numrin e pakët të golave të pësuar (vetëm 5 gola në 12 javë) si dhe në pritjen e dy 11-metërshave, reparti i prapavijës së ekipit rrogozhinas është pak ta quash me “pesë yje”.

SOT STARTI – Në ora 14:00, Egnatia do të nisë sot në stadiumin “Hasan Zyla” seancën e parë stërvitore për vitin 2018. Trajneri matjan i rrogozhinasve Vladimir Gjonaj ka mbërritur që dje në Rrogozhinë për ta parapërgatitur më nga afër startin.  

GATI LEVIZJET – Kjo periudhë e merkatos dimërore që sapo ka nisur do të jetë si për çdo skuadër tjetër edhe për Egnatian më lëvizje që konsiderohen të domosdoshme si për afrimet e disa futbollistëve më cilësorë, ashtu dhe për largimet, transferimet apo huazimet e disa lojtarëve në drejtim të ekipeve të tjera. Ky proces padiskutim që do të kryhet kolegjialisht me drejtuesit e tjerë të stafit teknik dhe administrativ si edhe ka theksuar trajneri Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online