Ish-trajneri i Kukësit ka komentuar aventurën e tij në Kukës për “LOALA1.at”. 58-vjeçari ka theksuar se gjatë periudhës që drejtonte verilindorët ai ka refuzuar dy oferta konkrete, pasi besonte tek projekti që kishte nisur. Nuk lë jashtë vëmendjes dhe ligjet në vendin tonë, që i krahason me ato në Gjermani apo në Austri. Po ashtu, austriaku e pranon se dëshira e tij është që të vijojë punën që ai aq shumë e do në vendin e tij, pranë familjes.
“Për fatin e keq tani jam sërish një trajner në treg. Në Shqipëri ishte një situatë fatkeqe, por tani ka mbaruar gjithçka dhe nuk duhet që ta kthej kokën pas. Kur mbyllet një derë të hapet një tjetër, jeta vazhdon”.
“Kam pasur dy oferta, por i kam refuzuar që të dyja, pasi mendoja se do të vazhdoja deri në fund me skuadrën ku kisha punuar për 6 muaj dhe mendoja se mund të kisha sërish sukses. Kjo ishte ajo që unë kisha dëshirë të bëja me ekipin”.
“Atje ka ligje të ndryshme dhe nuk mund të krahasohen me Gjermaninë apo Austrinë”.
“Unë besoj se i kam treguar aftësitë e mia me punën që kam bërë në vende të ndryshme. Do të isha i lumtur nëse do të punoja sërish në Austri, diçka që e kam pranuar dhe më herët. Sigurisht është e vështirë që skuadrat be tjera t’i besojnë një ish-trajneri të Rapidit. Unë e dua punën që bëjë dhe jam i bindur se pas një mundësia lind një tjetër mundësi”.