Trajneri i Kukësit Peter Pakult ka folur për ”Supersport” pas ndeshjes me Lushnjen. Tekniku austriak ka komentuar fitoren me myzeqarët, largimin e Bakajt si dhe ndryshimet që pësuar Kukësi nën drejtimin e tij.
“Kaluam në minuta e fundit në epërsi me dy gola në fundin e pjesës së parë dhe nuk na lejohet që të pësojmë pa u mbyllur pjesa e parë. Me nisjen e pjesës së dytë i kishim rastet për të shënuar dhe ta mbyllnim ndeshjen. Në ndeshje si këto duhet të dridhesh deri në fund, por besoj se është një trepikësh i merituar”.
“Largimi i Bakajt? Mendoj se ata që duan të largohet nuk kemi pse t’i ndalim. Nuk duhet që të merremi më me Bakajn, pasi është e ditur që do të largohet. Merremi vetëm me gjërat që do t’i kemi në të ardhmen. Nuk duhet harruar se ka shënuar 12 gola dhe normalisht duhet ta pranojmë vendimin e të vazhdojmë pa të”.
“Të gjithë shohim futboll dhe ka pak ekipe dhe në Europë që dominojnë për gjatë gjithë ndeshjes. Kemi pësuar shumë lehtë dhe këtë po përpiqemi të rregullojmë. U donte që ta mbyllnim ndeshjen më herët dhe të vazhdonim të qetë më pas”.
“Duhet të kemi më shumë kujdes, pasi duhet të shohim për sa kohë ka qenë paraardhësi im dhe sa kohë kam unë në drejtimin e Kukësit. Gjatë këtyre dy muajve kemi nisur që të luajmë futboll më të mirë. Filozofia ime është që të ndërtoj një ekip që të luajë sa më shumë futboll. Po mundohemi që të përmirësohemi dhe në të ardhmen të jemi akoma dhe më mirë. Kur kam ardhur këtu e nismë në vendin e katërt ndërsa tani jemi të dytët. Kemi lëvizur në renditje dhe shpresojmë që të bëjmë ndeshje sa më të mira deri në fund”.