Mezani: Goli në fillim po na bëhet makth

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, e ka pranuar disfatën në Korçë pa gjetur justifikim dhe pa protestuar as për një gol të anuluar në mesin e pjesës së parë. Për vlonjatin problem është goli i shpejtë, që pësohet për të disatën herë, por edhe mungesat janë një tjetër problem.

– Skuadër e dorëzuar që në fillim, gol i shpejtë dhe më pas skuadër e shthurur. Çfarë ndodhi?

– Vazhdojmë të pësojmë gol që në fillim, kjo na vuri në vështirësi të mëdha. Mirë do të ishte të mos pësonim shpejt, për të dalë në lojën tonë, ndërsa disavantazhi na vendosi nën presion të madh. Në pjesën e dytë luajtëm mirë derisa pësuam golin e tretë, nëse shënonim një gol ndeshja merrte rrjedhë tjetër, por nuk ia dolëm dhe goli i tretë mbylli gjithçka.

– Golat e Rexhinaldos, tepër të rëndësishëm për Laçin.

– Nuk është se varemi vetëm nga golat e Rexhinaldos, shënojmë me shumë lojtarë, por munguan edhe Nika e Lushkja.

– Goli i anuluar në minutën e 23-të?

– Për mua ishte gol i rregullt, ka pasur shtyrje nga mbrojtësi i Skënderbeut, ndërsa më pas lojtari ynë u përplas me Shehin. Gjithsesi, është e kotë të diskutojmë tani, nuk ka ndonjë vlerë.

– Mungesa e lojës, mos ndoshta Laçi u kënaq me renditjen?

– Jo, absolutisht, nuk kënaqemi, shpresojmë të kthehemi shpejt te loja jonë. Shpresojmë të kthehen disa lojtarë, sepse kemi disa ndeshje që po luajmë me shumë mungesa për dëmtime apo pezullime. Nëse jemi të plotë, dalim shpejt në lojën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online