Luftë nervash e akuza, Besa e “kalon” Korabin

 

Tekniku i dibranëve e quan “palaço” Allën e ja faturon atij humbjen me Besën: Turp, arbitër kamikaz që akuzohet në çdo ndeshje

 

Fatmir Efica

Nëse Besa në 4 javët e fundit ka marrë 2 fitore radhazi si dhe 2 barazime, kjo ecuri e këtij finishi të fazës së dytë, vlen të kujtohet se i ngjan startit të këtij sezoni kur në 5 javët e para Besa kishte fituar 4 nga 5 takimet dhe pati një pozicion shumë komod. Tani, drejtuesit, futbollistët e natyrisht edhe tifozët e Besës e kanë të qartë se mbetja në “klasë” e ekipit për të luajtur në pesëshen e dytë gjatë fazës së tretë nuk dëshmon aftësitë e mundësitë e kësaj skuadre. Por është një verdikt që duhet pranuar edhe kështu pas edhe shumë oshilacione të “hedhura tashmë prapa krahëve” patën ndikimin e tyre.

NDESHJA – Dje, Besa nuk e fitoi ndeshjen me lehtësi sfidën me Korabin. Përkundrazi ndjeu realisht atë lojë me impenjim maksimal e shumë burrërore të ekipit dibran. Loja u hap që në 15’ e para me golin e Thaçit pas topit të kthyer nga shtylla ai e dërgoi me qetësi në rrjetë, por reagimi i miqve nuk mungoi. Veçmas barazimit me Prendin në 32’ që bëri “lëmsh” me klasin e finesën e driblimeve tërë mbrojtjen kavajase. Më pas, me 11-metërshin e fituar dhe të realizuar nga vetë Pasha, moment ky i pakontestuar nga ekipi mik, Besa gjeti sërish qetësinë dhe aromën e asaj për të cilën kishte nevojë jetike, sigurimin e fitores. Ka qenë kjo arsyeja që përtej ndëshkimit me kartonë të kuq të dy lojtarëve të Korabit, pas dublimit të të verdhave nga ana e tyre, Besa më shumë se mendoi që të thellonte epërsinë e golave, vëmendje maksimale i kushtoi administrimit të rezultatit. Prendi në 70’ vetëm për vetëm me Mirakën dhe Doçi në 80’ me kokë nga afër portës vendase nuk ditën të shënonin.     

Pas ndeshjes…

Edmond Kodra, zv. trajneri i Besës: “Pikët e kësaj ndeshje ishin të merituara dhe tregojnë kapërcimin e ngërçit që pati ekipi ynë. Në 4 javët e fundit totalisht ka ndryshuar fytyra e skuadrës. Sot (dje) bëmë një pjesë të parë thuajse perfekt, me gola, gjuajtje, aksione shtylla dhe mbi të gjitha kolektivitet e këmbëngulje për të dominuar mbi kundërshtarin. Çuditërisht, në pjesën e dytë ekipi e quajti para kohe të mbyllur ndeshjen. U vetëkënaq edhe atëherë kur Korabi mbeti me 9 lojtarë dhe ishin mundësitë për ta thelluar fitoren”.

Dorian Bubeqi, trajneri i Korabit: “Nuk e meritonim një humbje si kjo ndaj Besës. Na mundën arbitrat. Gjykimi ka qenë skandaloz duke na ndëshkuar pa kursim me kartonë të verdhë e të kuq. Këta arbitra ndoshta kanë dashur që Korabi të luante me 5-6 lojtarë në fushë. E konsideroj ngjarje të shëmtuar mënyrën se si na kanë mohuar lojën e mirë e burrërore që paraqitëm në Kavajë. Nuk dua të mbaj rezerva për sa pashë dhe e çmoj palaço cirku këtë skenar që arbitri përdori kundër nesh. Ndërsa, dua t’i falënderoj futbollistët e mi për shpirtin e sakrificës. Në kushtet si rrodhi ndeshja kërkuan të bënin të pamundurën të mundur, por arbitrat nuk na lanë për asnjë moment. E ndjej veten keq mbi këtë mundësi që na janë mohuar për të luajtur futboll të mirë e burrëror. Si ish-futbollist, ish-trajner dhe qytetar i Kavajës, Besës i uroj suksese në vazhdim”.   

BESA – KORABI 2-1

Shënues: Thaci 15’, A. Pasha 37’(11-m) / Prendi 32’

BESA: Miraka, Dikson, Perja, Bushi, Ramilli, Mihani, Deliallisi, Thaci (6’ Duka), Pasha, Onuh , Br. Brahimaj (75’ Oshafi). (Në dispozicion: Puja. De.Brahimaj, Bushati, Selita, Naci). Trajner: B. Sinella.

KORABI: Laço, Kalluci, Hoxha, Tola, Osmani, Karaj, Raza (55’ Dida), Prendi, Hyseni (73 G.Kaloshi), Taku (46’ Doci), Lleshi. (Në dispozicion: Prençi, Vatnikaj, Muça, Hysi).

GJYQTARË: L. Alla, M. Qose, D. Koreshi (Lushnje)

KARTONË TË VERDHË: Thaçi 41’, Br. Brahimaj 61’, Mihani 71’, Dikson 89’/ Tola 9’, 44’ (2v), Kalluci 17’, 52’ (2 v), Hyseni 13’ Karaj 59’

KARTONË TË KUQ: / Tola 44’, Kalluci 52’

VËZHGUES: Ndriçim Havari (Orikum)

DELEGAT: Dritan Babamusta (Durrës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online