Pakult: Kishim probleme në mbrojtje, ndaj Luftëtarit formacioni më i mirë

Trajneri i Kukësit ishte shumë i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Për “Supersport”, austriaku vuri theksin te fakti se edhe në ndeshjen me Luftëtarin do të jetë në fushë skuadra e tij më e mirë, pasi ende nuk e ka siguruar matematikisht vendin e dytë edhe pse e pranon se nuk ka presin për ta në këtë pikë të kampionatit.

Jeni më shumë i zhgënjyer nga rezultati apo nga paraqitja e skuadrës?

Bëmë një ndeshje jo të mirë sidomos në pjesën e parë. Kaluam në avantazh dhe patëm shumë probleme në mbrojtje më pas, nuk jam i kënaqur për mënyrën se si shkoi loja. Kaluam në avantazh, por nuk më kënaq paraqitja e skuadrës. Ishim të vetëdijshëm që me 1 pikë do të ishim matematikisht në vendin e dytë.

Mund të kenë ndikuar rezultate e Skënderbeut dhe Luftëtarit që kanë luajtur më herët?

Mund të jetë kjo, por nuk duhet të jetë kështu. Kishim deri tani një ecuri shumë të mirë me rezultate pozitive. Gabuam në mënyrë të palejueshme dhe ishte e vështirë për të fituar kështu.

Do të ketë më shumë hapësira në tre ndeshjet e mbetura për lojtarët që kanë pasur më pak minuta?

Të dielën kemi një ndeshje direkte me Luftëtarin, kundërshtarin direkt. Nuk jemi në panik, pasi në 3 ndeshje ne kemi 9 pikë diferencë. Ne do të jemi me formacionin më të mirë këtë ndeshje dhe uroj që të na rikthehen dhe lojtarët që kanë pasur probleme fizike.

Cili do të jetë sulmuesi i Kukësit për në Kupat e Europës?

Nuk mund të them një emër në këtë moment se kush do të jetë me ne. Është fakt qëGuri do të largohet. Guri ka bërë një gjysmës sezoni fantastik. Ka shënuar shumë dhe ka qenë vendimtar. Kemi pasur fat që e kemi pasur në këtë formë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online