Pakult: Gabuam shumë, duhej të shënonim sërish

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ishte natyrisht i zhgënjyer nga barazimi ndaj Skënderbeut, pasi në pushimin e ndeshjes dukej gjithçka e mbyllur, me 2 gola avantazh dhe borën e dendur që bënte gjithçka të vështirë në vazhdim për të dyja skuadrat.

“Nuk ndihemi mirë, pasi e kishim ndeshjen në dorë, shënuam dy gola dhe patëm raste për të shënuar golin e tretë. Skënderbeu gjeti një gol dhe rihapi ndeshjen, duke fituar besim dhe duke rritur presionin. Nuk vepruam ashtu si duhej në fazën mbrojtëse dhe i lejuam sulmuesit të Skënderbeut të shënonte dy herë. Pas 2-1 loja ndryshoi, lojtarët e Skënderbeut rigjetën besim dhe barazuan. Patëm sërish shansin të shënonim golin e tretë, por nuk patëm shans. Skënderbeu është me meritë në krye dhe mendoj se gabuam shumë pas rezultatit 2-0, duhej të shënonim sërish.

“Loja me luhatje? Kohët e fundit kemi luajtur me shumë mungesa, kemi ndryshuar formacion shpesh, ashtu si ndodhi sot me Skënderbeun, që vuajti në pjesën e parë. Ekipi i Skënderbeut ka pasur shansin të ndërtojë një skuadër të kompletuar, me buxhetin që ka është i aftë të ndërtojë një skuadër me shumë alternativa cilësore.

“Moti pengesë? Fillimisht ishte gjithçka në rregull, por kur rinisi bora u bë gjithçka e vështirë. Pas 2-0 edhe fusha nisi të rëndohej shumë dhe kur pësuam golat nuk arritëm të reagonim më.

“Gabimet në mbrojtje? Ishin veprime klasi nga sulmuesi i Kukësit, më shumë se vendosje e gabuar e mbrojtjes sonë.

vSërish në “Zeqir Ymeri”? Çdo javë që luajmë këtu më pyesin për të njëjtën gjë. Do të bisedojmë këto ditë me drejtuesit e klubit dhe do të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online