Eldiano Topi akuzon: Teuta tani e tutje luan me arbitra

Pas humbjes ndaj Teutës, për Kamzën doli në ekranin e Supersportit ndihmëstrajneri Eldiano Topi, pasi Ndreu nuk pranoi të fliste. Për Topin humbja ishte e merituar, sepse paraqitja e Kamzës ishte e dobët, por nga ana tjetër ndihmësi i Ndreut akuzon hapur se Teuta tani e tutje do të marrë shumë ndihma nga arbitrat…

“Duke pasur parasysh grintën dhe dëshirën që tregoi Teuta në pjesën e parë, mendoj se e merituam pësimin e golit. Nuk ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë, sidomos në pjesën e parë. Teuta e donte me çdo kusht fitoren, ashtu si edhe ne, ndaj pritej një ndeshje kaq e vështirë. Më vjen keq për faktin se sot arbitri bëri disa gabime kundër nesh.

“Paraqitja e dobët? Të them të drejtën, e kishim vlerësuar drejt këtë ndeshje, e dinim çfarë rivali kishim përballë. Ndoshta ndikoi edhe moti, por skuadra nuk dha atë që kishim kërkuar gjatë gjithë javës.

“Jo më kot Shpëtim Duro tha javën e shkuar se Teuta nuk do të humbasë më, pasi ka në favor edhe arbitrat. Nuk është justifikim, por pati episode që gjërat nuk shkuan në favorin tonë. Edhe ne gabuam, ndeshja nuk shkoi si duhej dhe Teuta dha maksimumin, duke marrë pikët e plota”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online