Janarin e shkuar Skënderbeu afroi dy lojtarë nga kampionatet suedeze, duke i mbajtur në provë dhe më pas duke i huazuar në Kosovë.
Tani mesfushori palestinez Mohamed Al- Kajed është bërë pjesë e Skënderbeut, por klubi korçar ka vendosur të mos e mbajë mesfushorin kosovar Egzon Sekiraça.
25-vjeçari ka luajtur për disa klube në Suedi, por gjithnjë në divizionin e tretë, ndërsa nuk shkëlqeu as në huazimin te Trepça ’89, ndaj Skënderbeu ka vendosur ta lërë të lirë pas përfundimit të huazimit.
Ditët e fundit Sekiraça është kthyer në Suedi dhe ka firmosur për Rosengardin, klubin e fundit suedez para se të bëhej pjesë e Skënderbeut.
Rosengardi këtë vit ka zbritur në kategorinë e katërt dhe nuk po arrin të luftojë për 2 vendet e kreut, ndaj kërkon përforcime dhe Sekiraça është prezantuar zyrtarisht si një nga afrimet e verës.