Më pak se një javë na ndan nga ngritja e siparit për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”-s. Edicioni 2022/23 do të fillojë m datën 19 gusht me një sfidë të rëndësishme si ajo mes Kukësit dhe Tiranës. Të premten në orën 17:00, verilindorët presin kampionët në fuqi, Tiranën, në stadiumin “Kukës Arena”.
Java e parë vijon ditën e shtunë, kur do të zënë vend dy përballje. Erzeni pret në “Niko Dovana” Vllazninë në orën 17:00, ndërsa 2 orë e gjysmë më vonë do të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias. Ndërkohe, të dielën do të zhvillohen paralelosht dy takime në orën 17:00. Bëhet fjalë për ndeshjet Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti./Sport Ekspres/
Java e parë e “Abissnet Superiore”-s:
E premte, 19 gusht
17:00 Kukësi – Tirana
E shtunë, 20 gusht
17:00 Erzeni – Vllaznia
19:30 Partizani – Egnatia
E dielë, 21 gusht
17:00 Laçi – Teuta
17:00 Bylis – Kastrioti