Pak ditë më parë Tirana e shkarkoi nga detyra e trajnerit, bardheblutë i propozojnë rikthimin Ahmatajt

Julian Ahmataj u largua nga detyra e trajnerit pas humbjes në derbin e kryeqytetit. Vendin e tij në krye të pankinës e zuri Fagu, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Megjithëse shkarkimi nga detyra ndodhi vetëm pak ditë më parë, Tirana i ka ofruar një rikthim në klub Julian Ahmatajt.

“RTSH Sport” bën me dije se klubi kryeqytetas i ka propozuar Ahmatajt rolin e drejtorit sportiv. 44-vjeçari është i hapur për këtë bashkëpunim të ri, por kërkon më tepër kohë për të marrë vendimin përfundimtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online