Shkurti është muaji i Arsenalit! “Topçinjtë” fitojnë vetëm me goleada, 18 gola të shënuar dhe 2 të pësuar në 4 ndeshje

Arsenali ka marrë sot fitoren e 7 radhazi në Ligën Premier. Muaji shkurt është muaji i  Arsenalit, teksa triumfi për “topçinjtë” ka ardhur përmes goleadave. Mbrëmjen e sotme, ekipi i Artetës ka mposhtur me shifrat e thella 4-1 Njukastëllin.

Me këtë fitore Arsenali arrin në kuotën e 18 golave të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar në 4 ndeshjet e zhvilluar këtë muaj në Ligën Premier. Më saktësisht ekipi i Artetës ka fituar me shifrat 3-1 kundër Liverpulit, 0-6 kundër Uest Hemit, 0-5 kundër Bërnleit dhe së fundmi 4-1 kundër Njukastëllit. Klubi londinez ndjek ritmin e Liverpulit dhe Mançester Sitit në garën për titullin kampion, duke qendruar vetëm 2 pikë larg kreut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online