“Nuk ishim fenomenë, por nuk jemi bërë idiotë tani”, Alegri: 9 titujt kampionë radhazi kanë dro.guar realitetin

Juventusi do të përballet nesër me Frozinonen me synimin për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve. Alegri është paraqitur sot përpara gazetarëve, duke shuar kureshtjet e tyre. Trajneri i bardhezinjve bën të qartë se Juventusi kërkon të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ai shton se fitimi i 9 titujve kampionë radhazi ka droguar paksa realitetin dhe ka rritur ndjeshëm trysninë dhe pritshmëritë te “zonja e vjetër”. Por Alegri thekson se më parë Juventusi kurrë nuk kishte fituar më shumë se 2 herë radhazi skudeton.

“Nesër do të dalë në fushë skuadra më e mirë. Unë i kam kaluar këto momente më parë dhe na takon ne ta kthejmë këtë moment. Askush nuk mund të na japë një fitore. Fitorja do të na bënte t’i shihnim gjërat ndryshe siç ndodh gjithmonë Ne nuk ishim fenomenë dhe nuk jemi bërë idiotë tani. Për ne është një mundësi për rritje. Pas ndeshjes së nesërme do të mbeten edhe 12 ndeshje ku duhet të marrim pikë për Ligën e Kampionëve.

Tani duhet ta sjellim Juventusin në Ligën e Kampionëve. Disa ditë më parë pashë të dhënat për kampionatet e fituara nga Juventusi. Nëntë titujt radhazi kanë droguar pak realiteti. Pesë kampionate u fituan në epokën Karkano dhe më pas nënte radhazi, por Juve më parë nuk triumfoi kurrë për më shumë se dy sezone radhazi dhe tani jemi në një moment ndërtimi, me synimin për të rikthyer në shtëpi Kupën e Italisë dhe për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Duhen të paktën 70 pikë”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online