Pak diell edhe në stuhinë e madhe! Nga Jazexhi te dyshja Hebaj-Lorenzo Vila, ja se çfarë jep më tepër shpresë te Teuta

Aktualisht me petkun e kampiones së Superiores, Teuta ndodhet me 21 pikë në vendin e 6 të tabelës dhe atje ku ka më afër fundin sesa vendet e sipërme. Të kritikosh durrsakët në këtë moment, është gjëja më e lehtë për t’u bërë. Në fakt edhe ndërrimet e shpeshta të trajnerëve në këto 20 ndeshje, mes kombinimit Martini-Arapi, lënë gjurmën e tyre.

Por çfarë jep shpresë te kjo Teutë e re e Arapit? Le të marrim ndeshjen e djeshme kundër Vllaznisë, atë humbje me shifrat 4-2. E ardhur pas 4 golave të pësuara ndaj Partizanit, një gol i shpikur nga Latifi mes distancës së largët që në sekondën e 51, nuk kishte sesi të mos rëndonte. Për më tepër me një forcë sulmuese si ajo e shkodranëve që merr zjarr më tepër në shtëpi, nuk është edhe aq e pashpjegueshme pësimi i 3 golave në vetëm 17 minuta.

Por edhe në këtë moment, Teuta arrinte të reagonte me dy gola të shënuara, duke mos u ulur në gjunjë para rivalit. Jazexhi, një tjetër emër që spikati dhe jep shpresë për të ardhmen. Ndërkohë paralelisht me këtë mbrojtës, Ivanovic nuk po i përgjigjet pritshmërive pavarësisht se e nisi sezonin me nivel të lartë. Ndoshta edhe për largimin e Selmanit duhej të ishte menduar më tepër.

Për të vazhduar me dyshen sulmuese, teksa Lorenzo Vila-Rubin Hebaj po ndërthuren më mirë me njëri-tjetrin. Me kalimin e ndeshjeve, kjo dyshe sulmuese mund të bëjë diferencën në Superiore. Por sigurisht që në këtë aspekt kërkohet edhe një mbështetje e madhe nga krahët. Largimi i Dejvi Bregut ndihet dukshëm në këtë ekip pasi krahët në ditën e djeshme iu besuan Kotobellit dhe Emiljano Vilës. Që të dy këta lojtarë japin shumë për Teutën, por në atë pozicion ku ndodhen, e kanë të pamundur për të bërë diferencën nga krahët dhe për të goditur portën e kundërshtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online