Në Europianin që do të nisi në qershor ka vend edhe për pak Brazil. Vetëm te Kombëtarja e Italisë janë tre futbollistë që kanë lindur në vendin që e bëri futbollin më argëtues për tifozët. Emerson Palmieri, Jorginho dhe Rafael Toloi janë lojtarët e lindur në Brazil dhe që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Italinë.
Por përse ky vendim? Jorginho e ka treguar arsyen e tij që lidhet me faktin se ky shtet i ka mirëpritur për t’i bërë ëndrrën realitet sa i përket karrierës së tyre. “Italia më ka mirëpritur, më ka dhënë shansin për të realizuar ëndrrën time”, ka thënë mes të tjerash Jorginho. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram