“Paguaj çdo shumë, vetëm ma ktheni”, grabitësit rrëmbejnë qenin e Starrixh

Daniel Starrixh kishte zgjedhur që t’i kalonte pushimet në Kaliforni. Mirëpo, shtëpia ku po qëndronte futbollisti anglez është grabitur dhe për ta bërë situatën akoma më të keqe, grabitësit kanë marrë qenin e futbollistit anglez.

Starrixh ka postuar një video në Instagram, ku premton se do të plotësojë çdo kërkesë financiare personave qe do i rikthejnë qenin e tij.

https://www.instagram.com/p/BzsIQLHg6jW/?utm_source=ig_web_copy_link

“Dikush ka grabitur shtëpinë time dhe ka marrë me vete qenin tim. Kushdo që di se cili është personi që është futur në shtëpinë time do ju paguaj sa të doni. Ju lutem dikush të gjejë qenin time, do paguaj çfarë të doni, e kam seriozisht. Si mund të grabisësh një shtëpi në Los Angeles dhe të marrësh me vete qenin, sa i çmendur duhet të jesh”, tha Starrixh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *